Është në pikëpyetje prezenca e Thiago Alcântara në ndeshjen e Liverpool-it, ndaj Evertonit, të planifikuar për të hënën. Mesfushori ka pësuar një lëndim.
“Thiago ka disa probleme me ijën e tij. Ai nuk ishte në gjendje të përfundonte stërvitjen”, shpjegoi trajneri Jurgen Klopp, në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve nga mediat, Thiago nuk do të jetë gati për këtë takim dhe se trajneri Klopp nuk do të rrezikojë para ndeshjeve shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.
Thiago, 31 vjeç, ka qenë një lojtar i rëndësishëm dhe ka luajtur 20 ndeshje deri më tani.
/GazetaBlic Sport/


