Një therrje me thikë ka ndodhur në Prishtinë para pak minutash, raporton GazetaBlic.
Rasti ka ndodhur afër shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë , dhe kjo është konfirmuar për GazetaBlic nga zëdhënësi i Policisë Agron Borovci.
“Sot rreth orës 21 :45, kemi marrë informatën se në rrugën ” Zenel Salihu” në Prishtinë, një person është sulmuar nga disa persona. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai.
Policia ka dalë në vendngjarje, ndërkohë që ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.


