Një 24-vjeçar është therrur me thikë në një rrugë prapa Stacionit të Autobusëve në Gjilan.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka bërë me dije se viktima është dërguar në QKUK, derisa i dyshuari është identifikuar dhe se janë në kërkim të tij.
“Ju njoftojme se sot me datën 13.11.2024 rreth orës 20:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Isa Boletini’’ prapa stacionit të autobusëve në qytetin e Gjilanit ka ndoodh një rast therje me thikë. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve të para mësohet se viktime është i moshës 24 vjeçar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. I dyshuari i këtij rasti i njohur për policinë është vënë në kërkim policor. Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hashani.