Një person ka marrë plagë të rënda pasi është therur me thikë nga dy të dyshuar.
Sipas Policisë, deri të therja me thikë ka ardhur si pasojë e një perleshje fizike.
Të dyshuarit janë në arrati, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Rr. Dardani, Fushë Kosovë 25.12.2021 – 22:53. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që sipas tij është sulmuar fizikisht dhe është goditur me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftimin e Policisë.