Lajme

Therja në Fushë Kosovë, arrestohen katër të dyshuarit

02/03/2026 09:58
nga:Sh R

Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuarit që therën me mjet të mprehtë një person në Fushë Kosovë më 1 shkurt.

“Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.”

Të dyshuarit janë:

D. M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

R. M,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

A. S,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.