Lajme

Therja e kurbaneve, BIK njofton se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura

06/05/2025 15:13
nga:G B

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për therjen e kurbaneve.

Sipas njoftimit të BIK-ut, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, do të fillojë therja e kurbaneve të porositura nga besimtarët dhe do të vazhdojë deri në ditën e katërt të Kurban Bajramit.

“Bashkësia Islame e Kosovës njofton besimtarët se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për therjen e kurbaneve.  Nesër, menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, do të fillojë therja e kurbaneve të porositura nga besimtarët tanë dhe do të vazhdojë deri në ditën e katërt të Kurban Bajramit”, thuhet në njoftim.