Lajme

Theret me thikë një person në Prishtinë, Policia jep detaje

13 orë më parë
nga:Sh R

Një person është ther me thikë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 20 :45, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.