Lajme

Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

6 ditë më parë
nga:G C

Mbrëmë në Prishtinë një person është therur me thikë.

Siç bën të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh, i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërkaq, viktima ka pësuar lëndime të rënda.

“05.04.2025 – 21:41. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njofton policia.