Lajme

Theret me thikë një person në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

11/03/2025 16:30
nga:N K

Një person është therur me thikë këtë të hënë në rrugën “Zahir Pajazti” në Podujevë.

Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se dy të dyshuar janë arrestuar lidhur me rastin, po ashtu janë sekuestruar dy thika.

“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ka sekuestruar dy thika”, bëri të ditur Ahmeti.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.