Lajme

Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

10/16/2024 10:22
nga:Gazeta Blic

Një i mitur është therur me mjetë të mprehtë (thikë) sot rreth orës 09:45 në sheshin “Skënderbeu”, në Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot, rreth orës 09:45 është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin ‘Skënderbeu’ në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës së mitur”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, sipas tij njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.