Lajme

Theren me thikë dy persona në Pejë

10/27/2023 10:07
nga:N M

Dy persona në Pejë kanë raportuar në polici se derisa kanë qenë në një lokal janë sulmuar me thikë nga një person i panjohur, i cili është ende në arrati.

Sipas policisë rasti që po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.

Ata janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rr. Selman Lajqi, Pejë / 25.10.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se derisa ishin në një lokal, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person i panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Serwer: Vuçiq dhe mediat që ai kontrollon përdorin gjuhën e urrejtjes ndaj Kosovës