Po afrohen orët e finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.
Legjenda e futbollit anglez, Theo Walcott ka parashikuar këtë ndeshje.
Ai ka vendosur rezultatin e barabartë 1:1 në këtë ndeshje, kurse në penallti thotë se fiton gjiganti spanjoll.
Walcott e parashikon edhe lojtarin e ndeshjes, që për të do të jetë mesfushori gjerman, Toni Kroos.
“Këtu është parashikimi im për ndeshjen finale sonte… dhe Real Madrid fiton në penallti”, ka shkruar ish-lojtari i Arsenalit në rrjetet sociale.