Mbrojtësi i majtë i Milanit, Theo Hernandez është synimi i Manchester Cityt për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes.
Pasi dështoi të transferoj Nuno Mendes, i cili u largua nga Sporting në huazim te PSG, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tani ka synim 23-vjeçarin francez, shkruan GazetaBlic Sport.
Raportet nga mediat e huaja thonë se City do të tentojë të nënshkruajë me Hernandez në sezonin e ri 2022/23.
Kujtojmë se Hernandez iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga Real Madrid për 20 milionë euro.
/GazetaBlic Sport/


