Mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez dha një intervistë për ‘Milan TV’ gjatë Gran Gala del Calcio AIC duke komentuar fitoren e Scudettos dhe çmimin për golin më të mirë.
“Ne kemi punuar shumë vitet e fundit edhe falë Piolit kemi punuar çdo ditë dhe më shumë”, tha fillimisht Theo.
“Duam të fitonim Scudetton dhe këtë bëmë. Goli im kundër Atalantës? Menjëherë mendova të shkoja në sulm, nuk kishte njeri që më ndaloi dhe kështu shkova deri në fund dhe kaq. Ishte një gol i bukur”, përfundoi ai.
Milani në këtë sezon ndodhet në vendin e tretë në Serie A me 23 pikë.
/GazetaBlic Sport


