Sporti

Theo Hernandez ‘ndez’ tifozët e Milanit: Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

04/11/2023 14:49
nga:L J

Mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez ka folur sot në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Theo Hernandez i cili u shndërruar në një lojtar kyç të Milanit ka pohuar se skuadra e tij mund të synojë ta fitojë sivjet trofeun e Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

“Po, besoj se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por tani le të mendojmë. për ndeshjen e nesërme. Duhet të bëjmë atë që dimë, kemi punuar mirë”, tha fillimisht Theo Hernandez.

E ardhmja? Shpresoj të qëndroj sa më gjatë këtu. E ardhmja nuk dihet, mendoj vetëm për të tashmen”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Milani dhe Napoli ballafaqohen nesër nga ora 21:00 në San Siro.

/GazetaBlic Sport