Theo Hernandez mund të kthehet në formacionin fillestar të AC Milan në ndeshjen e tyre të ardhshme.
Mbrojtësi francez pati një bisedë të hapur me trajnerin Paulo Fonseca të shtunën pas stërvitjes. Ky diskutim thuhet se ka qenë një faktor vendimtar në përfshirjen e mundshme të Theo në formacionin titullar për përballjen e Serisë A kundër Romës.
Hernandez ishte ulur në stol për dy ndeshjet e fundit për shkak të vendimit të trajnerit.
Fonseca foli për situatën e Hernandez: “Ai duhet të kthehet në formë. Ne folëm dhe ai e di se mund të bëjë shumë më tepër. Ne kemi punuar së bashku ditët e fundit dhe unë kam një këndvështrim shumë pozitiv për Theo”, tha Fonseca gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.
/GazetaBlic Sport