Theo Hernandez po i afrohet largimit nga Milani dhe destinacioni i tij i radhës mund të jetë skuadra saudite Al Hilal, shkruan Sky Sport Italia.
Gazetari Nicolo Schira raporton se tashmë ekziston një marrëveshje midis dy klubeve për një çmim prej 30 milionë eurosh.
Nëse një transferim ndodh, Theo Hernandez do të marrë rreth 20 milionë euro në vit, që është gati katër herë më shumë se paga e tij te Milani.
Marrëveshja mund të mbyllet brenda 48 orësh, shtoi gazetari italian.
Sezoni i kaluar nuk ishte një nga më të suksesshmit për Theo Hernandez te Milani. Lojtari ndërkombëtar francez bëri 49 paraqitje për “Djajtë”, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 6 asiste.
/GazetaBlic Sport


