Lajme

Themeluesi i ‘Asnjë cent më shumë’- Nëse s’ka reflektim nga ZRrE , pritet të ketë protestë!

03/20/2025 17:48
nga:Y I

Themeluesi i nismës ‘Asnjë cent më shumë’, Luan Hasanaj, ka folur më gjerësisht në lidhje me iniciativën që kanë ndërmarrë si grup i shoqërisë civile.

Hasanaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” tha se nga të gjitha diskutimet që kanë patur me bashkëpunëtorë dhe qytetarë anekënd Kosovës, ende asnjë prej tyre nuk është dakoorduar me një rritje të tillë të çmimit të energjisë elektrike.

Ai tha se ka angazhim të përbashkët për t’a kundërshtuar një vendim të tillë.

“Secili prej nesh jemi aktivistë të cilët merremi me punët në terren, duke filluar prej meje dhe kolegëve të tjerë, pra ne jemi të angazguar gjatë tërë kohës me aktivitet tona mjedisore dhe kemi krijuar gjithandej Kosovës rrjet të njerzve që i njohim, që diksutojmë dhe që angazhohemi bashkarisht për problematika të caktuara, kryesisht mjedisore. Me të ndërmarrë këtë Nismë sigurisht që ne e kemi diskutuar me të gjithë këta njerëz të cilët fillimisht i njohim dhe absolutisht nuk kemi hasur në as edhe një i cili është treguar disi dakord me këtë çmim. Mandej  bëmë edhe diskutime të tjera me shumë qytetarë, me shumë kompani të ndryshme, qofshin ato të biznesit, qofshin organizata jo-qeveritare, Oda ekonomike etj. Secili është i gatshëm të angazhohet për t’a kundërshtuar këtë vendim dhe ne për këtë kemi themeluar edhe vetë grupin që të ofrojmë rreth vetes dhe ti informojmë sa më shumë qytetarët”

Hasanaj potencoi se nëse nuk ka reflektim nga ana e ZRrE-së është e pashmangshme organizimi i protestës.

“Grupi si grup fillimisht kemi bërë një peticion ku ndoshta nënshkruhet prej qytetarëve, i cili është online. Kjo do të jetë vetëm faza e parë e kundërshtimit tonë dhe nëse shohim që vërtet nuk ka reflektim prej anës së ZRrE, është e pashmangshme të organizohet një protestë ku ne do të ftojmë sa më shumë qytetarë që të marrin pjesë në mënyrë që t’i bëjmë me dije atyre që vërtet nuk munden të marrin vendime të cilat e ndikojnë kaq shumë jetën e qytetarit dhe të kalojnë aq lehtë. Do të ketë edhe hapa të tjerë, është edhe një diskutim që në fund të fundit ti thërrasim të gjithë qytetarët e këtij vendi për ta bojkotuar pagesën e energjisë elektrike. Nëse vetëm nuk reflektojnë dhe nuk merret parasysh interesi i qytetarëve, atëhere edhe ne qytetarët kemi të drejtë te reagojmë dhe të kërkojmë llogari dhe përgjegjësi” tha Hasnaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”.