Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë votuar pro themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Kryekuvendari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se kjo pikë e rendi të ditës është miratuar me 57 vota pro.
“Sot votuan 61 persona, 21 prej tyre nuk kanë marrë pjesë në votim, 57 e votuan pro e katër ishin kundër”, ka thënë Konjufca.