Lajme

“The Times” raporton për një zhvillim dramatik: Rusia e ka të gatshëm planin për të pushtuar Moldavinë

05/01/2022 23:25
nga:Astrit Gashi

Rusia do të përpiqet të hapë një front të ri kundër Ukrainës nga Moldavia, sipas burimeve ushtarake ukrainase.

Një burim tha se ekziston një numër i madh i indikacioneve se Rusia së shpejti do të sulmojë Moldavinë, pasi që vendosja nën kontroll e Moldavisë do ti mundësonte forcave ruse që nga perëndimi të lëvizin drejtë qytetit Odesa, në Ukrainë, raportoi e përditshmja britanike, “The Times”, përcjellë GazetaBlic.

“Ne besojmë se Kremlini ka marrë tashmë vendimin për të sulmuar Moldavinë. Fati i Moldavisë është shumë vendimtar. Nëse rusët fillojnë të marrin kontrollin, ne do të jemi ushtarakisht një objektiv më i lehtë dhe kërcënimi për Ukrainën do të jetë ekzistencial”, tha burimi.

Tensionet tashmë kanë filluar të rriten në Transdnjestri, rajon ky separatist pro-rus në Moldavi, në kufi me Ukrainën.