Paqja në Ballkan është sërish e kërcënuar. Qeveritë e BE-së duhet të përballen me qeverinë serbe para se të jetë tepër vonë.
Samiti i fundit evropian në Versajë humbi një mundësi të madhe: për të nisur, në një vend simbolik, një rend të ri të pasluftës për Evropën.
Ne nuk jemi ëndërrimtarë; ne e dimë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është shëtitje në park dhe se të njëjtat procedura zbatohen, në parim si për Ukrainën, ashtu edhe për vendet kandidate në Ballkan.
Por kishte një mundësi për të krijuar një bashkim politik që do të tejkalonte hendekun midis një asociacioni shlirë dhe anëtarësimit të plotë.
Në vend të kësaj, liderët evropianë vazhduan të sillen thuase procedurat e rregullta të BE-së në kohë paqeje janë ende të përshtatshme edhe në rastin ekstrem të luftës në Evropë.
Projekti i lirisë dhe paqes i la lë shoi vendin burokratëve dhe zyrtarëve të BE-së.
Por BE-ja nuk është më bashkimi ekonomik i viteve të fundit; Vladimir Putini e ka kthyer pa dashje atë në aleancën normative dhe institucionale të viteve të saj të themelimit.
Unioni duhet ti kthehet fuqisë së tij, pasi detyra tani nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës nga agresioni rus, por edhe forcimi i mbrojtjes së anëtarëve të saj më të rinj, veçanërisht shteteve baltike, dhe përfshirja në Union e të të gjitha atyre shtete që duan ti bashkohen BE-së në këtë mbrojtje.
Ajo që nevojitet është një “Trekëndësh i zgjeruar i Vajmarit” (i cili që nga viti 1991 ka lidhur Gjermaninë, Francën dhe Poloninë).
Kjo do t’i kushtonte vëmendje të veçantë zgjerimit rajonal të dimensionit të sigurisë brenda BE-së.
Gjermania, Franca, Polonia dhe shtetet baltike duhet të hyjnë në një bashkëpunim më të fortë të politikës së sigurisë, nëse është e nevojshme edhe në fushën e parandalimit bërthamor.
Mbretëria e Bashkuar duhet të afrohet sërish me komunitetin politik të Evropës, një lidhje që u shpërdorua në mënyrë të pakujdesshme nga Brexiti.
Por një mbrojtje më e fortë kundër Rusisë do të thotë gjithashtu se kuajt trojanë të Putinit, si Hungaria e Viktor Orbanit dhe Serbia e Aleksandar Vuçiqit, duhet të kundërshtohen më me vendosmëri.
Kjo ngre pyetje mbi të gjitha në lidhje me zbatimin e angazhimeve themelore ligjore të anëtarësimit të Hungarisë në BE dhe statusit të vazhdueshëm të Serbisë si një vend kandidat për anëtarësim në BE.
Bosnje-Hercegovina meriton vëmendje të veçantë në këtë kontekst. Politikanët serbë në Beograd dhe në Banja Llukë (kryeqyteti i Republikës autonome Serbe të Bosnjës) po nxisin tendenca përçarëse që, 30 vjet pas fillimit të luftës në Jugosllavi, po shpërbëjnë konfederatën e brishtë të Bosnje-Hercegovinës.
Ata madje po bëjnë që një luftë e re midis grupeve etnike të vendit të duket e mundshme.
Separatistët serbë mund të jenë të sigurt për mbështetjen aktive të regjimit të Putinit.
Putini ka dhënë dëshmi për manovra të tilla të turpshme para të gjithëve që nga viti 2008 në rastin e Gjeorgjisë dhe që nga viti 2014 në Ukrainë.
BE mbylli një sy, duke injoruar provokimet e Kremlinit dhe manovrat përçarëse të kundërshtarëve të unitetit evropian, nga Marine Le Pen te Orbán.
Ndërsa Putini përgatiti me përpikëri planet e tij të sulmit, varësia energjetike e Evropës u rrit në mënyrë dramatike ndërsa shpenzimet gjermane të mbrojtjes u ulën.
E gjithë kjo u promovua në mënyrë aktive, jo më pak në Gjermani, nga aktorët politikë të vijës së parë, pavarësisht dëshmive të qarta të neo-imperializmit rus.
Qytetarët evropianë tani kanë dëgjuar të shtënat e hidhërimit dhe qeveritë e tyre po qëndrojnë sërish më pranë njëri-tjetrit në mbrojtje të vlerave dhe institucioneve demokratike.
Së bashku ata kanë vendosur për sanksione kundër Rusisë dhe dërgimin e armëve në Ukrainë, por ata nuk mund të parandalojnë vuajtjet e popullatës civile ukrainase.
Ashtu siç duhet të kishin ardhur sanksionet dhe dërgesat e armëve, më së voni kur ushtria ruse u vendos në kufijtë e Ukrainës në vitin 2021, ashtu tani ne nuk duhet të presim në rastin e Bosnje-Hercegovinës derisa edhe atje të jetë tepër vonë.
Ne folëm në vitin 1992 që Evropa duhej të ndërmerrte një veprim vendimtar për qytetin e rrethuar të Sarajevës, por kot.
Vetëm gjenocidi nxiti më pas një ndërhyrje të vonuar, e cila nuk u pasua nga një rend i qëndrueshëm në Ballkan.
Sot, BE-ja duhet të jetë më vigjilente dhe të deklarojë qëllimin e saj të qartë për të përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën në një komunitet politik, që përfshin ndihmën kundër provokimeve dhe agresioneve të mundshme.
Ajo duhet të mbështesë një aleancë që paralajmëron separatistët serbë dhe të detyron Kroacinë, ashtu si vepron Sllovenia, që të mbështesë Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe të marrë pjesë në një rend të qëndrueshëm të pasluftës në të gjithë Ballkanin.
Qeveria serbe duhet të kuptojë se opsioni i saj për t’u bashkuar me BE-në do të humbet, nëse rrezikon rendin e pasigurt të paqes në Ballkan dhe kërkon të fitojë terren në rrjedhën shpalosjes së luftës në Ukrainë.
Projekti i Putinit për një “botë ruse” kishte një pararendës në “botën serbe” të Slobodan Milosheviqit, në të cilen bashkatdhetarët në Bosnje dhe Mal të Zi do të përfshiheshin në “perandorinë amë”, ashtu si u përfshinë nën “kulmin e përbashkët” rusët etnikë në Krime dhe në rajonin e Donbasit në vitin 2014.
Ëndrra e Milosheviqit përfundoi në mënyrë në Gjykatën Ndërkombëtare për krime.
Serbët në Banja Llukë dhe Beograd duhet të vendosin se cilës anë i takojnë.
Milorad Dodik, lideri serb i Bosnjës, ka refuzuar sanksionet kundër Rusisë dhe palët e interesuara ruse (dhe kineze) po vijnë e shkojnë në Beograd.
Një sinjal i qartë për Bosnje-Hercegovinën, si dhe për Malin e Zi, anëtarin e NATO-s, do të tregonte se këto dy shtete llogariten si pjesë e botës demokratike dhe i përkasin një komuniteti të zgjeruar evropian.
Përpjekjet për të ndaluar bazimin e ligjeve zgjedhore dhe të administratës shtetërore në proporcionalitetin etnik po rezonojnë gjithnjë e më shumë në shoqërinë civile boshnjake, veçanërisht në mesin e brezit të ri, për të cilin nacionalizmi etnik nuk ofron asnjë mundësinë për paqe dhe prosperitet.
Në këtë mënyrë, Putin mund të përfundojë pa dashje duke forcuar Bashkimin Evropian.


