Lajme

The Guardian: ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

03/22/2024 23:19
nga:Gazeta Blic

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” raporton se Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në periferi të Moskës.

Në deklaratën e plotë të postuar në llogarinë e saj në Telegram thuhet se “luftëtarët e ISIS sulmuan një grumbullim të madh të krishterëve në qytetin Karsnogorks në perfieri të Moskës”

Pas sulmit, sipas këtij njoftimi, sulmuesit kanë menaxhuar të ikin dhe kthehen në bazat e tyre të sigurta.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik sulmuan një grumbullim të madh të të krishterëve në qytetin Krasnogorsk në periferi të kryeqytetit rus, Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në vend përpara se të tërhiqeshin në bazat e tyre të sigurta”, thuhet në njoftimin e tyre në telegram.