Sporti

“The Atletic”: Xhaka po shqyrton largimin nga Arsenali

05/15/2021 09:31
nga:M K

Granit Xhaka raportohet se po konsideron largimin nga klubi londinez, Arsenal.

The Athletic raporton se lojtarët e Arsenalit dhe stafi besojnë se Granit Xhaka planfikon largimin nga klubi në përfundimin e këtij sezoni, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi i Zvicrës ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri më 2023 dhe nuk ka qenë i lidhur me një largim nga Gunners këtë sezon.

Mediumi tutje nuk tregon nëse ka ndonjë klub të interesuar për të siguruar shërbimet e lojtarit.

28 vjeçari ka qenë njëri ndër lotjarët me të cilët menaxheri Mikel Arteta ka komunikuar më së shumti.

Ai ka bërë 43 paraqitje këtë sezon, duke shënuar një gol dhe madje ka regjistruar edhe dy asiste në emrin e tij.

LEXO EDHE:

Brahim Diaz: Jam shumë i lumtur tek Milani, duam që të luajmë në Ligën e Kampionëve