Sporti

Thaqi: Kosovës i duhet më patjetër fitorja ndaj Rumanisë, Giresse nuk është trajner i duhur

06/16/2023 10:06
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen e radhës në kualifikueset e Euro 2024.

“Dardanët” e zhvillojnë një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Rumanisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Me vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve, Kosova kërkon vetëm pikët e plota ndaj rivalit direkt për pozitën e dytë, me Rumaninë që është momentalisht në atë pozitë me 6 pikë.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Arsim Thaqi është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’ para kësaj sfide, duke thënë se kombëtarja e Kosovës është nën presion nga rezultatet negative nga dy ndeshjet e para dhe se sonte duhet të fitohet për të shpresuar më tutje.

Fillimisht mendoj se dy ndeshjet e para ishin dështim, ku nuk morëm më shumë se dy pikë, tani kuptohet që kombëtarja është nën presion, ku më patjetër na duhet fitorja dhe në këto raste nuk është lehtë të luhet. Kur kësaj ia shtojmë edhe që skuadra ka probleme me lëndimet e lojtarëve atëherë gjërat vështirësohen, natyrisht edhe për shkak të një llogartije jo të mirë të selektorit, spese duhej që të kemi më shumë futbollistë të ftuar. Kosovës i duhet gjithsesi fitorja në mënyrë që të shpresojmë tutje“, tha fillimisht Thaqi.

Më pas, ai u pyet edhe për trajnerin Giresse, atje ku tha se absolutisht nuk ishte i duhuri, duke mos i dhënë aspak kahje profesionale kombëtares.

Sa i përket trajnerit, nuk mendoj se duhet të ndryshohet vetëm për shkak të kësaj ndeshjeje nëse dështojmë, por edhe për ndeshjet e kaluara. Ai nuk i dha kombëtares kahje profesionael, nuk na dha asgjë me këtë grup të lojtarëve që i ka Kosova. Mendoj se kishte mundësi shumë më tepër, lojtarët e Kosovës janë duke u zhvilluar, ndërsa kombëtarja jo, është e pakuptimtë“, përfundoi ai.

 /GazetaBlic Sport/