Superliga e Kosovës vjen këtë javë me ndeshjet e xhiros së 21-të.
Përballje shumë të zjarrta na presin në kuadër të kësaj jave, ku një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Ballkanit dhe Ulpianës.
Skuadra e Ilir Dajës vjen në këtë takim pas fitores ndaj Prishtinës, kurse Ulpiana pas barazimit ndaj Malishevës.
Mbrojtësi i mirënjohur i futbollit kosovar, Armend Thaqi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë shumë të përgatitur për këtë takim dhe mëtojnë vetëm ta fitojnë ndeshjen.
“Normalisht synojmë të vazhdojmë me serinë pozitive që jemi dhe të fitojmë ndeshjen. Por, për ta fituar duhet të shkëlqejmë në fushë, sepse çdo mendim tjetër që do të kemi një ndeshje të lehtë na e vështirëson punën. Ne jemi maksimalisht të motivuar për ndeshjen dhe duam të hakmerremi për humbjen që na shkaktuan në Lipjan. Shpresojmë të vazhdojmë serinë pozitive“, përfundoi ai.

Kujtojmë që Ballkani e ndan vendin e parë se bashku me skuadrën e Gjilanit me nga 39 pikë.
/GazetaBlic Sport/


