Lajme

Thaçi pas sulmit në veri: Absurde, bashkësia ndërkombëtare pret zgjedhje të lira e demokratike me pjesëmarrjen e Listës Serbe

09/26/2023 17:26
nga:G B

Ish zëvendësministri dhe njohësi i çështjeve politike, Jusuf Thaçi, ka thënë se tri fakte të thjeshta, shpërfaqin një absurd të madh, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare sulmin ndaj Kosovës e dënoi si sulm terrorist, Lista Serbe i shpalli tri ditë zije për vdekjen e sulmuesve terroristë dhe nënkryetari i Listës Serbe u faktua se ishte pjesë grupit sulmues terrorist.

Ai ka thënë se në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare pret që në veri të ketë zgjedhje të lira, demokratike e legjitime, vetëm kur në to të marrin pjesë Lista Serbe.

Postimi i tij i plotë:

Tri fakte të thjeshta që shpërfaqin një absurd të madh:

Bashkësia ndërkombëtare (perëndimore) sulmin ndaj Kosovës e dënoi si sulm terrorist.
Lista Serbe i shpalli tri ditë zije për vdekjen e sulmuesve terroristë.
Nënkryetari i Listës Serbe u faktua se ishte pjesë grupit sulmues terrorist.

Në ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare pret që në veriun e Kosovës do të ketë zgjedhje të lira, demokratike e legjitime vetëm atëherë kur në to do të marrë pjesë Lista Serbe.

Çfarë absurdi!