Opozita po bën presion të madh për formimin e Asociacionit.
Kështu mendon deputeti i VV-së, Halil Thaçi, i cili në një intervistë për Gazeta Blic, tha se opozita e sotme që dikur ishte në pushtet, po e bën presionin më të madh për krijimin e tij.
Sipas tij, opozita duhet të bëjë presion karshi Serbisë për mos zbatimin e marrëveshjeve që janë të nënshkruara, për të pagjeturit dhe për kthimin e pasurisë që është vjedhur nga Kosova.
“Po bëhet një presion i madh për krijimin e Asociacionit në Kosovë nga ata që dikur ishin në pushtet e sot janë në opozitë, e kam fjalën kryesisht për LDK-në dhe PDK-në, të cilët në vazhdimësi po bëjnë presion për të zbatuar Asociacionin. Personalisht, mendoj që në një Republikë multietnike, ai që kërkon Asociacion një etnik, kërkon ta zhbëjë Republikën, pra Republika jonë është një Republikë multietnike, opozita të bëjë presion karshi Serbisë për mos zbatimin e marrëveshjeve që janë të nënshkruara nga opozita, për të pagjeturit, presion për kthimin e pasurisë që është vjedhur nga Kosova, pagesën e dëmit të luftës, këtu do të ishte një pozitë e mirëfilltë “, deklaroi deputeti i VV-së, Halil Thaçi./Gazeta Blic/