Lajme

Thaçi komenton deklaratën e Escobarit: Amerikanët e fundosën ëndrrën e Serbisë për “Zajednicë” në Kosovë

08/05/2022 17:06
nga:Astrit Gashi

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, , ka komentuar deklaratën e të dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”.

Ai në Facebook shkruan se në këtë mënyrë SHBA-ja ka fundosur ëndrrën e Serbisë për Zajednicë në Kosovë.

“Amerikanët e fundosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri ekzekutiv), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Amerikanët e varrosën ëndrrën e Serbisë për Asociacion/Zajednicë që e shkelë rendin kushtetues në Kosovë (nivel i ri qeverisës), që e cenon funksionalitetin e shtetit të Kosovës (pengesa e bllokada në çdo hap) dhe që krijon shtet brenda shtetit në Kosovë (bosnjizim)!

“Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor.

Escobar tha se ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë.

Welcome back (for real) to Balkans USA!

Game Over for EU games in the Balkans!