Lajme

Thaçi: Këto janë dy zhvillimet pozitive sot nga Qeveria e Kosovës

10/06/2022 19:12
nga:G B

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë se sot nga qeveria patëm dy zhvillime pozitive, që janë edhe rezultat i reflektimit të qeverisë ndaj kritika të qytetarëve, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se zhvillimet pozitive janë publikimi i konkursit nga qeveria për subvencionimin e efiçiencës së energjisë elektrike për qytetarët dhe dorëheqja e ministrit të shëndetësisë.

Postimi i tij i plotë:

Sot nga qeveria e Kosovës patëm dy zhvillime shumë pozitive, të cilat besoj që janë edhe si rezultat i reflektimit të qeverisë ndaj kritikave objektive, të qëndrueshme e qëllim-mira që kanë ardhur nga qytetarët.

Sot qeveria publikoi konkursin për subvencionimin e efiçiencës së energjisë elektrike për qytetarët, përmes së cilit mijëra familje do të përkrahen praktikisht dhe më shuma domethënëse për të kursyer energji elektrike (rrjedhimisht për të kursyer edhe shpenzime në të ardhmen).
Sot dha dorëheqje ministri i shëndetësisë, i cili, me të drejtë, ishte ndër më të kritikuarit e kësaj qeverie dhe i cili u dëshmua që nuk di ta ministrojë këtë sektor.

Prandaj, këto zhvillime duhet përshëndetur nga të gjithë ata që kritikën ndaj qeverisë e bëjnë me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve.