Lajme

Thaçi i VV-së: Themelimi i Fondit Sovran i shuan ëndrrat e atyre që planifikonin privatizimin e ndërmarrjeve publike

12/22/2023 18:31
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendsje Halil Thaçi, ka reaguar pasi LDK-ja ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Fondin Sovran.

Thaçi për Gazeta Blic tha se themelimi i Fondit Sovran i shuan ëndrrat e atyre që planifikonin privatizimin e ndërmarrjeve publike.

“Themelimi i Fondit Sovran u shuan ëndrrat e atyre që planifikonin privatizimin e ndërmarrjeve publike (Telekomi, Trepça, KEK-u dhe të tjera). Ndaj i drejtohen me urgjencë Gjykatës Kushtetuese, aty kërkojnë të bllokojn çdo projekt që është në favor të qytetarëve dhe fuqizimit të shtetit”, tha Thaqi për Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se Fondi Sovran do të jetë një mekanziëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike

“Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike”, shtoi ai.

Ai thotë se LDK-ja ka pasur një rol dominant në privatizimin e egër që ka ndodhur në Kosovë,.

“LDK ka pasur një rol dominant në privatizimin e egër që ka ndodhur në Kosovë, pra nuk më vjen far çudi kur e shoh kush po mundohet të pengon Fondin Sovran”, tha Thaqi për Gazeta Blic.