Lajme

Thaçi i VV-së: Pozitë dhe opozitë duhet të jenë të zëshëm për dorëzimin e kriminelëve, kështu mbrohet interesi i shtetit tonë

06/30/2024 12:55
nga:N K

Deputeti nga LVV, Halil Thaçi, thotë se çdo kush që mundohet ta zbehë  kërkesën për dorëzimin e kriminelëve dhe ta kthejë në rrafshin elektoral e ka gabim.

“Çdo kush që mundohet ta zbehë kërkesën për dorëzimin e kriminelëve, duke u munduar që këtë kërkesë legjitime ta kthejë në rrafshin elektoral e ka shumë gabim”, tha Thaçi

Tutje Thaçi, për GazetaBlic thotë se dorëzimi i kriminelve nuk është thjeshtë një kërkesë, por një kusht që si hije do t’i ndjekë nga pas zyrtarët e shtetit serb, derisa t’i dorëzojnë të gjithë një nga një.

Ai thekson se jo vetëm pozita, por edhe opozita duhet të jenë të zëshëm në këtë kërkesë.

“Kërkesa për dorëzimin e kriminelëve nuk është thjesht kërkesë, por do të jetë një kusht që si hije do t’i ndjekë nga pas zyrtarët e shtetit serb, derisa t’i dorëzojnë një nga një. Prandaj, jo vetëm pozita, por edhe opozita duhet të jenë të zëshëm në këtë kërkesë, sepse vetëm kështu mbrohet interesi i shtetit tonë” deklaroi ai, për GazetaBlic.

Kujtojmë se, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se takimi i Kurtit në Bruksel ishte fushatë zgjedhore.

“Ajo që pamë të mërkurën ishte fushata zgjedhore e Kurtit. Kurti po e rrezikon Kosovën, interesin e Kosovës duke i shërbyer veç efekteve zgjedhore, populiste, për shkak se këto kushte ka mund t’i paraqesë edhe në takim, të takohej, të paraqiste kërkesat e Kosovës, mos marrja pjesë në takim, ikja nga ballafaqimi, veç për efekte vendore, po i shkakton pasoja Kosovës”, tha Haradinaj.

 

Eksperti amerikan – Kurtit: Kushtet për takim nuk preferohen, biseda është gjithmonë më e mirë se konflikti