Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetës së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ku tha se tha se Kosova është peng e një qeverisje korruptive, ku dhe shtoi se partia e saj kërkon shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës si dhe zgjedhje të parakohshme.
Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic, tha se është qesharake kur e dëgjon PDK-në duke fol për korrupsion.
“Është qesharake kur e dëgjon PDK-në duke folur për korropsion. Prandaj, edhe nuk ia vlen me u marr me këtë deklarim të kësaj deputetes”, tha ai.
Ai shton se PDK vazhdon t’i bllokojë votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi që nuk i interson shteti por vetëm pushteti.
“Sa për zgjedhje, PDK e kishte mundësinë ta sjellë në Kuvend mocionin e kërkuar nga AAK, por nuk ju bashkangjitë kësaj nisme. PDK po vazhdonë që ti bllokoj votimin e marrveshjeve ndërkombëtare, sepse PDK-së nuk i intereson Shteti por vetëm Pushteti”, potencoi Thaçi për Gazeta Blic.