Lajme

Thaçi i VV-së: Bedri Hamza dhe Ramush Haradinaj, do hynë në garë njëri për vendin e dytë dhe tjetri për të kaluar pragun

03/30/2024 21:17
nga:Sh R

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, në një konferencë për media e ka prezantuar kandidatin e partisë për kryeministër, Bedri Hamzën. Kransiqi ka thënë se Hamza do ta drejtojë ekipin, që sipas Krasniqit do ta rikthejë Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.

Ndërsa nga koalicioni AAK-Nisma, janë dakorduar që listës zgjedhore t’i prijë Ramush Haradinaj dhe njëherësh të jetë kandidat për kryeministër.

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Halil Thaçi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se dihet shumë qartë që dikush po hynë për të fituar vendin e dytë, e dikush tjetër për të kaluar pragun.

Ai uron që partitë opozitare ti mbajë kjo energji e punës deri në fushatë.

Thaçi tutje potencon se LVV do të thyej edhe një rekord të ri në zgjedhjet që do të vinë.

“Tashmë dihet shumë qartë, se dikush po hynë në garë për vendin e dytë e dikush tjetër për të kaluar pragun.Uroj që ti mbaj kjo energji e punës deri në fushatë dhe të arrijnë dikush pragun e tjetri vendin që e pretendon, pra vendin e dytë.Kam thënë edhe më heret po e them përsëri Lëvizja Vetëvendosje do të thyej edhe një rekord të ri në zgjedhjet që do të vinë”,tha Thaçi për Gazeta Blic.

Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma

 

PDK voton Kryesinë e Re, Bedri Hamza merr mbështetje si kandidat për kryeministër