Lajme

Thaçi: Hoti e LDK e kanë prioritet mbushjen e arkave të oligarkëve dhe jo kujdesin ndaj mirëqenies së qytetarit

02/21/2024 15:28
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka reaguar pas deklaratës se deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha se në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit.

Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se vetë Avdullah Hoti, sa ka qenë kryeministër ka zgjedhur që të subvencionoj kompanitë për numër punëtorësh dhe jo të subvencionoj punëtorët.

“Është mirë edhe Avdullah Hoti edhe i gjithë lidershipi i LDK-së me dhënë qëndrimin e tyre rreth takimit të nënkrytarit të tyre me vllezërit Kariç në Pejë. Këtë peytje e kam shtruar edhe në Kuvend, por LDK ka zgjedhur të heshtë. E kur jemi te struktura e buxhetit vetë Avdullah Hoti sa ishte kryeministër patë zgjedhur t’i subvencionoj kompanitë për numër punëtorësh por jo të subvencionoj punëtorët”, tha ai.

Deputeti tutje potencon se Hoti dhe subjekti i tij e kanë prioritet mbushjen e arkave të oligarkëve dhe jo kujdesin ndaj mirëqenies së qytetarit.

“Hoti dhe subjekti i tij e dërguan në Gjykatë Kushtetuse ligjin për çmimet tavan për produktet bazë duke u thirrur në emër të lirisë së tregut në kohën kur e gjithë Evropa përballej me një krizë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Pra, ky deputet dhe subjekti i tij e kanë prioritet mbushjen e arkave të oligarkëve, e jo kujdesin ndaj mirëqenies së qytetarit”, përfundoi Thaçi për Gazeta Blic.

 

Hoti: Në tri vitet e fundit ka përkeqësim të paprecedent të strukturës së buxhetit