Lajme

Thaçi flet për përplasjen e tensionuar me Ramabajën: Mungoi mikpritja kosovare

05/06/2024 22:38
nga:G B

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, është i ishte në “Pressing” të T7, të hënën.

Më 9 prill të këtij viti Thaçi ishte në të njëjtën studio ku është ishte përplasur me analistin Sadri Ramabaja.

Në një moment Thaçi e kishte akuzuar Ramabajën se “është me UDB”.

Thaçi tha se nuk është tërhequr nga ajo që ka thënë, por thotë se qasja e Ramabajës tregoi një mohim të mikpritja kosovare.

“Qasja e tillë ndaj meje ishte një mohim i tërësishëm i mikpritjes kosovare dhe shqiptare. Unë i shoh njerëzit e tjerë janë shumë më të kujdesshëm me ne ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. Mënyra ofenduese tregonte që kam përballë një opsion politik, me shumë keqardhje për familjen e tij sepse për të s’kam keqardhje ai ashtu është”, ka thënë ai.