Lajme

Thaçi e të tjerët dalin sot para Speciales, mbahet konferenca e radhës

10/29/2021 07:49
nga:M K

Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi do të mbahet më sot.

Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, konferenca do të fillojë në orën 14:30.

Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, “Së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.