Një 32-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar i mashtroi të gjithë, përfshirë burrin dhe fëmijët e saj, duke i bërë që të besonin se kishte kancer. Por ishte thjesht një gënjeshtër.
Miqtë dhe kolegët e saj kanë mbledhur mbi 10 mijë euro për t’i dhënë asaj një udhëtim të klasit të parë në Disneyland në Paris. Protagonistja e kësaj historie është Stephanie Hunter, një nënë 32-vjeçare nga Freemantle Avenue në Mbretërinë e Bashkuar, e sulmuar dhe e quajtur “gënjeshtare” nga mediat lokale.
Një sëmundje që nuk i linte asnjë rrugëdalje, një kancer që filloi nga mushkëritë dhe arriti në tru, për të cilin gruaja do të kishte filluar një trajtim që ishte joefektiv. Kjo është gënjeshtra e thënë nga Stephanie Hunter.
Dhe, për ta bërë historinë e saj më të besueshme, gruaja preu flokët e saj. Por jo vetëm kjo. Ajo gjithashtu e ndihmoi bashkëshortin të organizonte funeralin e saj kur i tha se i kishin mbetur vetëm 18 muaj për të jetuar.
Pasi u tregoi kolegëve historinë e trishtër, këta të fundit vendosën t’i bënin Stephanie një dhuratë të fundit. Një pushim në Disneyland me familjen. Kështu që ata krijuan një mbledhje fondesh duke mbledhur më shumë se 10 mijë euro, mjaftueshëm për një udhëtim të klasit të parë dhe një qëndrim në një hotel luksoz. Por, kur u kthye nga udhëtimi, e vërteta doli në dritë.
Gruaja kishte marrë një pushim të gjatë nga puna duke i komunikuar kushtet e rreme shëndetësore menaxherit të kompanisë ku ishte e punësuar. E vërteta u zbulua në sajë të shërbimeve sociale të kontaktuara nga fëmijët e shqetësuar për situatën e nënës së tyre.
Përballë kërkesës për certifikata mjekësore, gruaja u dorëzua duke thënë të vërtetën dhe shpërtheu në lot pasi u dënua me 15 muaj burg. Asnjë butësi për këto “gënjeshtra të neveritshme” siç i quajti gjykatësi John Thackray QC.