Mbrëmë, Ramiz Shala, analisti sportiv, deklaroi se ka informacione se trajneri Qëndrim Kida dhe futbollisti i Suharekës, Hysen Memolla kanë pasur një përleshje fizike pas duelit me Gjilanin në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot, para pak çasteve, Qëndrim Kida në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ mohoi kategorikisht një gjë të tillë, teksa klubi i Suharekës kërkoi kërkim falje nga analisti.
E nuk vonoi shumë dhe Ramiz Shala u paraqit sërish. Ai duke shpërndarë intervistën e Qëndrim Kidës për ‘GazetaBlic Sport’, tha se informacionet i mori nga klubi i Suharekës, e kjo doli të mos jetë e vërtetë. Ndër të tjera, Shala i kërkoi ndjesë Kidës, Memollës dhe FC Suharekës.
Ja postimi i tij:



