Skuadra e Arbërisë ka humbur ndaj Prishtinës në fundjavë me rezultatin 2-0.
Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është përjashtuar nga gjyqtari i ndeshjes, pas reagimeve të shumta, përcjell GazetaBlic Sport
Në lidhje me akuzat për gjyqtarin, Gramos Shala, trajneri i Arbërisë, Morina është dërguar në Komisionin Disiplinor për të dhënë deklaratë.
Ja njoftimi i FFK’së:
-ndaj kryetrajnerit të KF Arbëria, Arbnor Morina, ID nr.001903M64; motivi: Reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor dhe akuza ndaj të njëjtit për dëmtim në ndeshjen e stinorit vjeshtor (Arbëria – Ballkani), gjatë ndeshjes së javës së 29-të Prishtina – Arbëria. Bazuar në nenin 32, paragrafi 1 të Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë nga i lartpërmenduri deri më datë: 23.04.2021 ora 13:00.


