Sporti

Teuta shpëton nga turpi, përmbys rezultatin ndaj Inter Escaldes dhe kalon tutje në UEFA Conference League

07/27/2021 20:17
nga:L J

Skuadra kampione e Shqipërisë, Teuta ka përmbysur rezultatin ndaj ekipit nga Andora, Inter Escaldes.

Pas humbjes 0-2 në Shqipëri javën e kaluar, Teuta ka triumfuar ndaj Inter Escaldes në udhëtim me rezultatin 0-3 pas vazhdimeve, për të kaluar tutje në raundin e tretë të kualifikimeve të UEFA Conference League, përcjell GazetaBlic Sport.

Sebino Plaku shënoi dy golat në kohën e rregullt (21′ dhe 85′), kurse Sherif Kallaku realizoi nga penalltia pas 105 minutave lojë.

Teuta tani kalon tutje dhe do të luajë me ekipin irlandez, Sharmock Rovers.

/GazetaBlic Sport