Lajme

Tetovë, e pranon babai: Vrava djalin se më keqtrajtonte

01/03/2025 08:49
nga:N K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku babai kishte vrarë të birin duke e qëlluar me armë.

Alsat M shkuan se autori i ngjarjes, ndryshe babai i viktimës, i cili ndodhet në spital ka pranuar se e ka kryer vrasjen ku si shkak që çoi deri te vrasja, sipas tij, “ishte maltretimi” që viktima kishte ushtruar, duke shtuar se i biri ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.

Nga SPB Tetovë rasti konsiderohet i mbyllur dhe autori do të dërgohet në paraburgim pas trajtimit në spital.