Sporti

Tetë vite më parë Beckham u pensionua nga futbolli, doli me lot nga fusha

05/18/2021 14:38
nga:Mergim Rreci

Në këtë ditë në 2013, David Beckham u largua nga fusha me lot ndërsa luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij.

Në karrierën e tij, Beckham ka luajtur për skuadra të mëdha si Manchester United, Real Madrid, Milan dhe PSG, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ishte futbollisti i parë britanik që luajti 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Tashmë ai në udhëheqje ka skuadrën amerikane, Inter Miami.