Lajme

Tetë të prekur me COVID-19 në Shqipëri, 145 raste aktive

11/29/2022 19:16
nga:Y I

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19, si dhe asnjë person nuk ka vdekur.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se atje janë 145 raste aktive me koronavirus.

Teksa, janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i të prekurve me COVID-19 është 332,224, ndërsa i të vdekurve 3,594.