Lajme

Tetë raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

07/09/2021 14:50
nga:Y I

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 si dhe janë regjistruar tetë raste të reja me Coronavirus, raporton Gazeta Blic.

Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

09 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 149.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!