Lajme

Tetë palestinezë të arrestuar nga Izraeli në Bregun Perëndimor

03/17/2024 08:52
nga:G B

Raportohet se forcat izraelite kanë arrestuar tetë palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor.

Arrestimet u bënë në Qalqilya, Hebron dhe Jenin pasi forcat izraelite sulmuan qytetet dhe bastisën shtëpitë palestineze.

Sipas Komisionit për Çështjet e të Burgosurve dhe ish të Burgosurve, forcat o izraelite kanë arrestuar rreth 7 mijë e 605 palestinezë nga Bregu Perëndimor që nga 7 tetori.