Lajme

Tetë orë pritje në kufirin Kroaci- Serbi

12/21/2025 19:20
nga:Y I

Deri në tetë orë pritje po ka në kufirin Kroaci- Serbi, ku po presin edhe shumë mërgimtarë kosovarë, mëson Klankosova.tv.

Në redaksinë e Klanit kanë ardhur pamje nga këto kolona, dhe një qytetar është ankuar për pritjet e gjata.

“Kemi mbetur në kufirin Kroaci-Serbi që tetë orë”, ka thënë ai.

Përndryshe, pritje deri në 14 orë ka edhe në kufiri Hungari – Serbi.