Lajme

Tetë luftëtarë të lidhur me Iranin u vranë në sulmet e ShBA-së në Siri

11/13/2023 15:19
nga:Genita C

ShBA-ja tha më herët se kishte kryer sulme ajrore në dy baza të përdorura nga Garda Revolucionare e Iranit në Siri dhe grupe të lidhura me Iranin në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj personelit ushtarak amerikan në Siri dhe Irak.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), një grup monitorues me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka raportuar se tetë anëtarë të milicive të mbështetur nga Irani u vranë, shumica prej tyre shtetas jo-sirianë, raporton BBC.

Ai thotë se sulmet shkatërruan një depo armësh në fshat rreth Albu Kamal dhe një platformë lëshimi raketash pranë Mayadin.

SOHR tha gjithashtu se milicitë e mbështetur nga Irani qëlluan me raketa bazat amerikane në fushën e gazit Conoco dhe fushën e naftës al-Omar gjatë natës. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për ndonjë viktimë në SHBA.