Cool

Tetë kuptime jo dhe aq ‘negative’ të ëndrrave me gjarpërinj

09/24/2021 14:46
nga:G C

Vetë mendimi i një gjarpri që rrëshqet në ëndrrat tuaja mund ta bëjë trupin të rrëqethet. Megjithatë, sipas astrologes dhe interpretueses së ëndrrave, Stephanie Gailing, “një gjarpër në ëndrra mund të ketë një domethënie të madhe, por jo gjithmonë një kuptim të keq”.

Në fakt, ëndrrat me gjarpërinj, mund të simbolizojnë një sërë ngjarjesh të mira dhe pozitive në jetën tuaj, si transformimi, krijimtaria dhe pjelloria. Thënë këto, kuptimi bazohet kryesisht në personin që po ëndërron.

Për të kuptuar se çfarë do të thotë ëndrra për ju, Gailin këshillon të keni një qasje me dy drejtime. Së pari, pyesni veten: “Si ndiheni për ëndrrën që patë?” dhe së dyti, merrni parasysh se çfarë po bën gjarpri në ëndrrën tuaj: A po ju sulmon? Apo thjesht po qëndron diku në raftin e librave?

Jo të gjithë njerëzit vijnë nga prejardhje të njëjta dhe kjo ndikon edhe mënyrën se si ne i kuptojmë ëndrrat me gjarpërinj. Për shembull dikush që është rritur në një vend tjetër mund të ketë një marrëdhënie më pak të frikshme me gjarpërinjtë. Ndoshta, ai madje mund ta mirëpresë gjarprin në ëndërr, duke e parë atë si një ogur pozitiv.

Në vendin tonë, mund ta keni dëgjuar nga gjyshet apo stërgjyshet se gjarpërinjtë janë “shenjë e së keqes” ose e dikujt që ju do të keqen, por ky nuk është gjithmonë rasti. Ja disa kuptime të tjera, në varësi të llojit të ëndrrës që mund të keni parë:

1. Gjarpri po ripërtërin lëkurën e tij: Vdekje dhe rilindje (e vetes)

2. Jeni jashtë për shëtitje dhe shihni një gjarpër: Ka diçka në jetën tuaj që ia vlen të shqyrtohet, të rikonsiderohet etj.

3. Ka një gjarpër në dhomën tuaj të gjumit: Kreativiteti dhe seksualiteti

4. Ëndërr e përsëritur me gjarpër: Në përgjithësi, fuqia e ëndrrës që përsëritet – qoftë për një gjarpër apo për ndonjë gjë tjetër – duket gjithmonë e rëndësishme sepse ka diçka që vërtet po përpiqet të tërheqë vëmendjen tuaj, shkruan Anabel. Nëse keni pasur një linjë të gjatë ëndrrash të përsëritura, merrni parasysh përsëri se si ndiheni për atë gjarpër. A jeni miqësuar me frikën tuaj? A e keni përfunduar transformimin? A po bëheni aleat i procesit të shërimit?

Katër kuptime të tjera të mundshme të ëndrrave me gjarpër:
5. Shërimi

6. Tundimi (nga ana biblike)

7. Pjelloria dhe forca krijuese e jetës

8. Diçka jashtë kontrollit tonë