Lajme

Testohet rruga që ishte njëkahëshe në hyrje të Prishtinës – do të bëhet dykahëshe

04/07/2022 17:06
nga:Q R

Komuna e Prishtinës, njofton se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

Deri tash, kjo rrugë ka qenë vetëm njëkahëshe dhe të shpeshta kanë qenë aksidentet aty.

Disa herë është diskutuar nëse kjo rrugë do të bëhet dykahëshe, për ta lehtësuar qarkullimin dhe për t’i ulur tollovitë në rreth.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.

Njoftimi i plotë i komunës:

Të nderuar përfaqësues/e të medieve,

Ju njoftojmë se nga nesër, me datë 08 prill 2022, nga ora 08:00, do të fillojë një javë testuese e ndryshimit të rrugës njëkahore “Hekurudhat” dhe rrugës “Magjistrale M2” në pjesën e rreth rrotullimit në hyrje të Prishtinës, në rrugë dykahore.

Shihni në fotografi për t’u informuar saktësisht për vendndodhjen e kësaj rruge.

Me respekt,

Zyra për Komunikim