Një test gjaku për të kontrolluar kancerin kolorektal në individë me rrezik mesatar pa simptoma, zbuloi me saktësi sëmundjen malinje në 83% të njerëzve të konfirmuar se kishin sëmundjen, tregoi një studim i publikuar të mërkurën, raporton Upi.
Studimi u botua në The New England Journal of Medicine.
Studiuesit thanë se shkalla e saktësisë së testit të gjakut për kancerin kolorektal është e ngjashme me testet e jashtëqitjes në shtëpi.
Është një hap premtues, thanë ata, për të zhvilluar mjete më të aksesueshme depistimi për kapjen e hershme të sëmundjes – kur është më e lehtë për t’u trajtuar.
Testi mund të përmirësojë nivelet e ulëta të shqyrtimit të kancerit kolorektal – si shkaku kryesor i vdekshmërisë së lidhur me kancerin në Shtetet e Bashkuara që rezulton në rreth 50 mijë vdekje çdo vit.